Sot pritej që “Intelektualët” të rikthehen në tribuna për t’i dhënë përkrahje të madhe skuadrës së zemrës, Dritës.
Gjilanasit arritën të shënonin fitore minimale 1-0 ndaj Drenicës, por gjatë 90 minutave nuk u dëshua zëri i tifozërisë së zjarrtë të bardhekaltërve.
“Intelektualët” ishin të organizuar për këtë ndeshje, por nuk u paraqitën për shkak se nuk iu lejua që të vendoseshin në tribunën e tyre të përhershme.
“Për shkak se u mbyll tribina jonë në ditën e ndeshjes, Intelektualët nuk u paraqitën sot. Intelektualët nuk pranojnë të paraqiten në sektorin kundërshtar, të tifozëve mysafir dhe me masa kufizuese”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga tifo-grupi./Arbresh.info
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër