Portieri David De Gea ka pranuar se është i lumtur në Manchester United pas pyetjeve rreth një transferimi të mundshëm tek gjiganti spanjoll – Real Madridi.
De Gea ishte afër transferimit tek klubi i Zinedine Zidanes gjatë ditës së fundit të afatit kalimtar në vitin 2015, por një gabim administrativ bëri që marrëveshja të dështonte, transmeton portali arbresh.info.
Pasi ndalesa e Real Madridit për transferime skadon më 1 korrik, dera në ‘Santiago Bernabeu’ për De Gean do të hapet sërish. Megjithatë, portieri insiston se është “i lumtur” në klub tani, por lë derën hapur për ndonjë transferim të mundshëm.
“Të ardhmen nuk e di askush”, tha ai më pas në mënyrë që t’iu shmanget pyetjeve rreth Realit./arbresh.info

Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë