Jose Mourinho insiston se David de Gea “dëshiron të qëndrojë” në Manchester United mes spekulimeve se ai mund t’i bashkohet Juventusit.
Juventusi duket se ka lënë pas Real Madridin duke u kthyer në një destinacion shumë i mundur për De Gean, kontrata e të cilit në United skadon në më pak se dy vite, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, Mourinho ka folur rreth situatës së lojtarit për uebfaqen zyrtare të “Djajve të Kuq” duke thënë:
“Ai është një lojtar me klas botëror”
“Ai është portieri më i mirë në botë dhe ne kemi nevojë për portierin më të mirë në botë dhe ju padyshim se keni nevojë për lojtarë të tjerë që janë më të mirët në botë”
“Në rastin tonë, ne kemi portierin më të mirë në botë dhe unë e di se ai dëshiron të qëndrojë”
“Unë e di se agjenti i tij është i lumtur për të bërë çfarëdo që lojtari dëshiron dhe unë gjithashtu e di se bordi dëshiron qëndrimin e tij dhe shpresojë që herët apo vonë, ata do të arrijnë një përfundim të mirë”
United siguroi mbrëmjen e kaluar kualifikimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve me golin e shënuar në minutat shtesë nga Fellaini kundër Young Boys./arbresh.info/
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...