Federata e Futbollit të Zvicrës ka reaguar duke i dhënë mbështetje të plotë kapitenit Granit Xhaka pas frustrimit të madh ndaj tifozëve të Arsenalit të dielën.
Xhaka reagoi me ashpërsi ndaj disa tifozëve gjatë zëvendësimit në barazimin 2 me 2 të së dielës ndaj Crystal Palaces, transmeton portali arbresh.info. Ai iu përgjigj atyre duke vendosur dorën në vesh ndaj turmës dhe duke iu thënë atyre “q*** të gjithë” para se të largohej nga fusha”.
Kjo ka ngjallur spekulime se do t’i hiqet shiriti i kapitenit, por Federata e Futbollit të Zvicrës ka zbuluar të martë se ata kanë qenë “në kontakt me Granitin” dhe insiston se “qëndrimi i tij nuk ndryshon” si kapiten i vendit të tyre.
“Ne jemi në kontakt me Granitin. Ne i vlerësojmë cilësitë dhe rëndësinë që ai posedon për skuadrën kombëtare. Si rezultat, qëndrimi i tij nuk do të ndryshojë”
Xhaka ka bërë 78 paraqitje te skuadra kryesore e Zvicrës dhe së fundmi ka drejtuar në rolin e kapitenit kombëtaren e tij në fitoren 2 me 0 ndaj Republikës së Irlandës./arbresh.info/
Komiteti i Rajoneve i BE-së heq fusnotën për Kosovën
Stuhi të fuqishme dhe tornado godasin SHBA-të, dy viktima në...
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj ...
Gërvalla: Kosova ka nevojë për drejtësi pa kompromis
Kurti dhe Vitia nesër do të marrin pjesë në përurimin e hapë...
Reagon LDK: AGK nuk është subjekt politik dhe nuk i takon të...