Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde insiston se lëndimi i vogël i Lionel Messit nuk ishte serioz pavarësisht se e detyroi atë të nis nga bankina ndeshjen e parë në kuadër të gjysmëfinales në Kupë të Mbretit kundër Real Madridit.
Messi është shfaqur në fushë nga Valverde në katër ndeshjet e fundit vetëm si një zëvendësues gjatë pjesës së dytë, transmeton portali arbresh.info.
Argjentinasi pësoi një lëndim të vogël në këmbë dhe u detyrua të largohet nga fusha në barazimin 2 me 2 në La Liga kundër Valencias vikendin e kaluar.
“Leo është mirë”, citohet të ketë thënë Valverde nga Marca. “Ne preferojmë të mos rrezikojmë në këtë kohë të sezonit”
“Ai ka pasur disa shqetësime dhe ne kemi vendosur se ishte për më të mirën e tij”
Malcom, i cili ishte ngarkuar me detyrën për të zëvendësuar Messin, impresionoi te skuadra nikoqire duke shënuar golin e barazimit të Barcelonës pas 57 minutave lojë.
Por, skuadra e Valverdes tani duhet të shënojë të paktën një gol në Bernabeu për të arritur në finale.
“Ne duhet të shënojmë, prandaj ndeshja është e hapur”, përfundoi ai./arbresh.info/
Eskalon protesta, protestuesit kalojnë me forcë policinë
Veteranët e UÇK-së protestojnë para Kuvendit ndaj ekspozitës...
Prokuroria nis hetimet për hembjen e dheut në rrugën ”...
Haxhiu për çështjen e presidentit: E rëndësishme që vendi mo...
Haxhiu: Vendimi për financimin e ekspozitës u mor në Kryesi,...
Maqedonci: Vendim historik, Kosova dërgon FSK-në në Gaza