Ylli i Paris Saint Germain, Angel Di Maria dëshiron të qëndroj në klub pavarësisht interesimit nga gjiganti në Serie A, Interi.
Di Maria, i cili iu bashkua PSG-së në muajin gusht të vitit 2015 nga Manchester United për 44 milionë funta, raportohet se është shënjestër për transferim e Interit këtë verë nëse ata shesin anësorin Ivan Perisic, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë pavarësisht spekulimeve, Di Maria insiston që është i lumtur për qëndrim te kryeqyteti francez megjithëse pranon se është i pasigurt në pozitën e tij te PSG.
“Për mua, nuk ka dyshime për këtë. Dua të qëndrojë”, ka thënë ai për ‘Le Parisien’. “Por, për klubin, nuk e di”
“Realiteti është që familja ime është mirë dhe unë jam i lumtur në Paris./arbresh.info
Zëdhënësja e KEDS-it: Njehsorët elektrikë janë të saktë, s’k...
Kuvendi mblidhet nesër, ky është rendi i ditës
Supremja rrëzon dispozita të Udhëzimit për TVSH
Merr flakë një veturë afër daljes së Lipjanit
Hamza i çon letër Osmanit: Emëroni anëtarin e dytë të PDK-së...
Altin Krasniqi bashkë me dy fëmijët e tij, feston ditëlindje...