Legjenda e Barcelonës, Andres Iniesta beson se do të ishte e “çuditshme” nëse Neymar rikthehet te kampioni në La Liga.
Neymar bëri transferimin tronditës nga Barcelona në Paris Saint Germain për një tarifë që theu rekord botëror prej 222 milionë euro vitin e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Por, reprezentuesi brazilian tashmë është përfolur për rikthim në Spanjë, megjithëse Real Madridi raportohet të jetë më shumë destinacioni i tij i ardhshëm.
“Nuk mendoj se do të ishte ndonjë problem në dhomën e zhveshjes, por për mua do të ishte pak e çuditshme të shoh atë sërish te Barcelona”, ka thënë Iniesta.
Iniesta do të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni pas 16 trofeve të fituar me klubin e tij të fëmijërisë./arbresh.info/
Po transportonin drejt Greqisë 44 pako me lëndë narkotike, a...
Rikthehet Liga Unike, Ylli përballet me Apollonian
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga Krye...
Administrata Trump paralajmëron veprime të reja ushtarake nd...
Të shtëna në Podujevë, një person terrorizon qytetin me kall...
Arrestohet një inspektor i punës nën dyshimin për ryshfet