Legjenda e Barcelonës, Andres Iniesta nuk do të dëshironte që Liverpooli të humbiste titullin në Ligën Premier shkaku i coronavirusit.
Fituesi i Kupës së Botës aktualisht është duke luajtur për Vissel Kobe në Japoni dhe si të gjithë të tjerët, është duke pritur për rikthimin e futbollit për shkak të pezullimit.
Iniesta sikurse shumë emra tjerë të futbollit nuk dëshiron që sezonet të përfundohen para kohe, pasi nuk do të ishte mirë për disa skuadra.
“Mendoj se do të ketë rregulla që vendosin në një mënyrë apo tjetër në rrethana të jashtëzakonshme, por është një situatë e vështirë”, ka thënë fillimisht Iniesta për The Guardian.
“Duhet të jetë shumë e vështirë për ekipe si Liverpooli, të cilit mund t’i mohohet titulli”.
“Ose për një ekip i divizionit të dytë në prag të inkuadrimit në ligë, ose anasjelltas: një ekip në zonën e rënies shpëtohet. Kjo është e vështirë”.
“Pfff. Nuk e di sesi të zgjedh”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...