Iniesta: Do të luaj në finalen e Berlinit

16:29 | 2 Qershor 2015
M. A.

Andreas Iniesta, është dyshimi i vetëm te Barcelona për finalen e madhe të Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit. Gjithsesi mesfushori ka siguruar të gjithë se ai do të jetë në finale.

”Shpresoj që nga sot e deri të shtunën gjërat të shkojnë mirë për mua dhe të mund të luaj në finale. Dëshiroj të ndihmoj skuadrën të ngrejë lart trofeun e Championsit, që të mbyllim në mënyrën më të mirë një sezon fantastik për ne”, deklaron Iniesta.

Më pas Iniesta u përqendruar te kundërshtari. Sipas tij Juventusi është një ekip për tu pasur frikë pasi ka arritur me meritë deri në finale, shkruan albeu.

” Nuk mendoj se ka një skuadër favorite në këtë finale. Do të kemi përballë një ekip që nuk di vetëm të mbrohet. Nuk e ndiejmë veten favoritë, madje do të ishte një gabim i madh nëse mendojmë diçka të tillë. Allegri i respekton shumë futbollistët tanë ashtu siç respektojmë edhe ne lojtarët e Juventusit. Pastaj nuk duhet të harrojmë që ata kanë në skuadër një futbollist ekspert si Pirlo”, përfundoi mesfushori.

Shpërndaje në rrjete sociale