Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do ta nderojë Presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, me një dekoratë të lartë shtetërore gjatë vizitës së tij të dytë në vend, e cila do të zhvillohet të mërkurën.
Me këtë rast, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), përmes një letre të Presidentit të saj, Agim Ademi, ka shprehur mirënjohje të thellë për këtë akt të lartë institucional, duke e cilësuar si një vlerësim të madh për kontributin e Infantinos në zhvillimin e futbollit në Kosovë dhe afirmimin e saj në arenën ndërkombëtare.
“Në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës, të komunitetit të futbollit dhe të gjithë dashamirëve të këtij sporti, dëshiroj të ju shpreh mirënjohjen më të thellë për vlerësimin dhe nderin që do t’i bëni Presidentit të FIFA-s, mikut të madh të Kosovës, Gianni Infantino, me dekorimin e tij gjatë vizitës së tij të dytë në Kosovë, të mërkurën”.
“Ky akt i lartë institucional është një dëshmi e respektit që Republika e Kosovës ka për rolin dhe kontributin e z. Infantino si President i FIFA-s, për zhvillimin e futbollit tonë dhe afirmimin e vendit në arenën ndërkombëtare”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Agim Ademit në Facebook.
Ai shton se vendimi i Presidentes Osmani për të dekoruar Infantinon forcon partneritetin mes institucioneve shtetërore dhe atyre sportive, dhe se ky akt është një nder për gjithë komunitetin e futbollit në Kosovë.
“Ky vendim i juaji, znj. Presidente, forcon edhe më shumë partneritetin mes institucioneve shtetërore dhe atyre sportive, duke dëshmuar se futbolli është një urë që bashkon njerëzit, gjeneratat dhe kombet.”
“Dekorimi i Presidentit Infantino është një vlerësim që shkon përtej individit dhe është një nder edhe për gjithë komunitetin e futbollit në Kosovë dhe për të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë rrugëtim të gjatë e të lavdishëm”, shkruan i pari i FFK-së.
Kjo është hera e dytë që Gianni Infantino viziton Kosovën pas asaj vizite në vitin 2022./Arbresh.info
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...
“Situatë alarmante në Luginë” – Rexhepi: Diskriminimi mund t...
Protesta në mbështetje për UÇK-në në Shkup, reagon Mickovski
Buna nën dritën e hënës, Rama ndan imazhe mahnitëse të lumit
SHBA këshillon qytetarët e saj të largohen nga Venezuela “me...
Më pak se 1% import të energjisë nga Serbia