Kryetari aktual i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është takuar me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantinon gjatë punimeve të Kongresit të FIFA-s që po mbahet në Doha të Katarit.
Ademi tha se Infantino ia shprehu përkrahjen dhe respektin për Federatën e Futbollit të Kosovës“Gjatë punimeve të Kongresit të FIFA-s në Doha pata kënaqësinë ta takoj presidentin Gianni Infantino, i cili gjithmonë ka vlerësime maksimale për FFK-në dhe futbollin e Kosovës në tërësi. Ai edhe një herë ma shprehu respektin dhe përkrahjen e tij dhe të institucionit që drejton, derisa u zotuam që raportet tona të vazhdojnë të jenë të tilla edhe në të ardhmen”, shkroi Ademi.
Tutje, ai tregoi se pati edhe disa takime tjera.
“Po ashtu, gjatë qëndrimit në Doha takova edhe sekretaren e përgjithshme të FIFA-s, Fatma Samoura, me të cilën diskutuam rreth realizimit të projekteve të ndryshme në të ardhmen me mbështetjen e FIFA-s.Takime të frytshme pata edhe me presidenten e Federatës së Futbollit të Anglisë, Debbie Hewitt dhe kreun e Federatës turke, Nihat Ozdemir, si dhe me homologë nga federatat tjera”, shkroi në fund i pari i FFK-së.
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...