Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka vlerësuar arritjet e futbollit kosovar, duke theksuar se pozicionimi i Kosovës në Top 100 të Ranglistës së FIFA-s është rezultat i punës së palodhshme dhe përparimit të jashtëzakonshëm që ka bërë ky sport në vend.
Përmes një video-konference, gjatë ndejës së fundvitit të organizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës, Infantino ka shprehur mbështetjen e tij për zhvillimin e futbollit kosovar.
“Që kur iu bashkua FIFA-s në maj të vitit 2016, Kosova ka bërë hapa të mëdhenj përpara në futboll. Ky ka qenë një vit i shkëlqyer për ekipet e meshkujve dhe femrave, të cilat aktualisht janë në Top 100 të renditjes, duke arritur pozicionet më të larta ndonjëherë. Kjo sigurisht nuk është arritur rastësisht, por është rezultat i punës fantastike nga presidenti Agim Ademi dhe të gjithë ju”, ka thënë ai. /rtk
Pacolli: Politika në Kosovë po dominohet nga interesa person...
Sot varroset 55-vjeçarja e cila u gjend e vdekur në lumin Lu...
Haxhiu pret sot në takim Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos
Kurti pret sot Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos
Netanyahu: Sot Irani është më i dobët se kurrë, Izraeli vijo...
Diell, vranësira dhe reshje lokale, moti për të premten