Paul Pogba meriton më mirë se ajo që Manchester Unitedi po i ofron aktualisht ka thënë legjenda Paul Ince.
Mesfushori fitues i Kupës së Botës ka bërë në një tjetër sezon jo-konsistent në Old Trafford dhe kanë vërshuar kritikat në drejtim të tij pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.
Ai u tha të jetë ndër ata që shërbyen në prishjen e marrëdhënies së tyre me ish-trajnerin Jose Mourinho, duke çuar në pyetje mbi vlerën dhe të ardhmen e tij.
Ish-mesfushori i Djajve të Kuq, Ince ka folur rreth kritikave të fundit për mesfushorin francez dhe e ka marrë në protektorat lojtarin.
“Njerëzit do të flasin për Paul Pogba dhe do të thonë se ai duhet të ketë bërë më shumë”, ka thënë fillimisht Ince për Paddy Power.
“Por, ai nuk mund të bëjë më shumë kur është i rrethuar nga lloji i lojtarëve që ai ka përreth. Nëse ai do të ishte i rrethuar nga lojtarët e klasit botëror, do të shihnit Pogban e vërtetë”.
“Pogba ka nevojë dhe meriton të jetë në një ekip të mbushur me lojtarë të mëdhenj dhe unë nuk besoj se Man Utd është i tillë tani”.
“Kur ata janë në Ligën e Kampionëve ti e kupton se shumë lojtarë të tyre thjesht nuk janë mjaft të mirë”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...