Ditën e sotme, FSHF ka publikuar pamjet më të fundit nga stadiumi, ku tri tribuna janë pothuajse të mbaruara, dhe tashmë po punohet tek tribuna kryesore.
Ditët kalojnë, dhe stadiumi i ri që po ndërtohet në kryeqytet, “Arena Kombëtare” vazhdon të marrë formë.
Ditën e sotme, FSHF ka publikuar pamjet më të fundit nga stadiumi, ku tri tribuna janë pothuajse të mbaruara, dhe tashmë po punohet tek tribuna kryesore.
Tribuna karshi është pothuajse drejt përfundimit, sa i takon konstruksionit të betonit dhe atij metalik, me punimet kanë arritur deri në katin e fundit të stadiumit, ku ka mbetur vetëm një pjesë për tu plotësuar.
Në tribunën jugore mbrapa portave është për t’u plotësuar vetëm një sektor ku do të jetë kulla e kontrollit, e cila do të ketë lartësinë e impiantit.
Punimet kanë ecur me ritme të larta edhe në tribunën veriore mbrapa portave, ku skelat janë ngritur thuajse deri në fund.
Impianti me kapacitet 22 mijë vendësh pritet të përfundojë plotësisht gjatë tremujorit të parë të vitit të ardhshëm.
https://www.youtube.com/watch?v=-mWYk4rGyv8
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...