Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, ka pranuar në konferencën për media para gjysmëfinales së Superkupës së Italisë, kundër Interit, se ka pasur oferta shumë të rëndësishme ekonomike nga Arabia Saudite.
“Arabia, në të ardhmen? Është një kampionat që po rritet, edhe infrastruktura është përmirësuar shumë. Të gjithë po i hedhin sytë nga Arabia. Në të kaluarën kam pasur bisedime për t’u transferuar në këtë kampionat, por më pas asgjë.”
Sipas Immobile, ishin dy klube arabe që bënë oferta konkrete.
“Jam munduar të jem sa më i ndershëm me veten dhe të tjerët. Vendosa të qëndroja te Lazio për të çuar përpara një projekt të rritjes së skuadrës dhe të klubit.”
Në fund, një koment për ndeshjen me Interin:
“E ndiejmë peshën e ndeshjes. Kemi pak kohë për t’u përgatitur takimet. Jemi krenarë për rrugëtimin tonë dhe që kemi arritur deri këtu. Si ndihem? Më mungon pak ritmi i garës, ishte shumë e rëndësishme që luajta 15 minuta kundër Lecces. Jam stërvitur për të qenë në maksimum për këtë ndeshje.”/ss
Aksident mes dy kamionëve në Leposaviq, pa të lënduar
Dosja Epstein, Clintonët sot dhe nesër dëshmojnë para Kongre...
Arrestohet një person në Vërmicë për disa vjedhje të rënda
Zhduket një i mitur në Drenas
Tentim-grabitje me thikë në një market në Lipjan
Pranuan 400 euro ryshfet, arrestohen dy zyrtar të KEDS-it në...