Jonathan Ikone mund të jetë risia në formacionin e trajnerit të Francës Didier Deschamps në sfidën e 7 shtatorit ndaj Shqipërisë.
Sulmuesi anësor i cili zhvilloi një sezon të shkëlqyer me Lille edicionin e kaluar e ka merituar ftesën e cila ka ardhur edhe për shkak të mungesave të Mbappe dhe Dembele.
Ikone është shumë i emocionuar për këtë grumbullim madje më shumë sesa i entuziasmuar është i stresuar siç deklaroi vetë ai në konferencën e parë për shtyp si lojtar i gjelave.
“Ndihem i stresuar përpara jush, nuk jam i qetë përballë kamerave, por deri tani çdo gjë po shkon mirë. Skenari ideal për debutimin tim është të fitoj të dyja ndeshjet, të bëj një paraqitje të mirë, nëse luaj, nëse trajneri më përdor dua t’i jap ekipit si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Pse jo të jap një pasim vendimtar ose të shënoj. Progresin tim ia dedikoj babait të Mbappe, i cili më bëri të rritem në Bondy. I detyrohem shumë. Me zor po pres të luaj dhe të tregoj talentin tim. Nuk e di nëse do të aktivizohem. Fola me trajnerin, por nuk më tha nëse do të luaj apo jo. Kam krijuar shumë filma në mendjen time, kam pasur probleme me gjumin. Kisha një lëmsh në stomak në fillim por tani jam më mirë”.
Siria shënon një vit nga rrëzimi i Bashar al-Assad
Trump: Jam pak i zhgënjyer nga Zelensky, nuk e ka lexuar pro...
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq