Portieri legjendar i kombëtares spanjolle, Iker Casillas, ka prezantuar trofeun e Kupës së Botës para fillimit të ceremonisë hapëse të Kampionatit Botëror, Rusia 2018.
Ish reprezentuesi dhe kapiteni legjendar i kombëtares spanjolle u shfaq në stadiumin kryesor të kampionatit, Luzhniki Stadium.

Pikërisht në prag të fillimit të kampionatit të 21-të ishte njeriu që e ngriti trofeun në vitin 2010 ai që e prezantoi atë.
Bashkë me modelen Natalia Vodianova ai para tifozëve prezantoi trofeun madhështor të Botërorit, duke e ngritur atë në mënyrë solemne.

Kampionatit Botëror fillon në ora 17:00 me ndeshjen hapëse ku nikoqirja Rusia pret Arabinë Saudite në stadiumin më të madh, që ka kapacitet prej 81 mijë shikuesish.
Para ndeshjes do të mbahet edhe ceremonia hapëse e Kampionatit Botëror.
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...
Arabia Saudite thotë se parandaloi një sulm ndaj një fushe n...
Parashikimi i motit për të shtunën
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...