Igli Tare kryeson bindshëm sondazhin e hapur nga “Tuttomercatoweb” dhe më shumë gjasa do të fitojë çmimin e drejtorit sportiv më të mirë në Itali nga faqja e specializuar italiane.
Deri tani ish sulmuesi i kombëtares shqiptare ka grumbulluar 33,82% të votave duke lënë pas drejtorin sportiv të Carpit, Matteo Lauriola por edhe emra të rëndësishëm si Massimiliano Mirabelli i Milanit, Carlo Osti i Sampdorias dhe Giuseppe Marotta i Juventusit.
Ecuria fantastike e Lacios ku një meritë të padiskutueshme e ka Igli Tare që edhe pse ka patur në dispozicion një buxhet të vogël i ka vendosur trajnerit Simone Inzaghi në dispozicion lojtarë shumë të mirë, është vlerësuar jashtëzakonisht nga lexuesit e “Tuttomercatoweb”, një pjesë e madhe e të cilëve e konsiderojnë shqiptarin si drejtorin më të mirë sportiv në Itali.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...