Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, mendon se futbollistët shqiptarë kanë mjaftueshëm cilësi për të luajtur në skuadra të niveleve të larta.
Shembulli që ai jep është Sokol Cikalleshi, i cili sipas ish-sulmuesit të kombëtares shqiptare, meriton një ekip më të madh dhe kampionat më të madh se ku ka luajtur deri tani.
“Kombëtarja e Shqipërisë ka disa lojtarë që kanë cilësi që mund të luajnë në disa skuadra më të mëdha se ku luajnë aktualisht. Por, ndonjëherë është edhe çështje fati. Cikalleshi më pëlqen. Luan në të njëjtin pozicion siç luaja edhe unë. Është një futbollist i fuqishëm që e njeh portën shumë mirë. Nuk e kam kuptuar kurrë se si Cikalleshi, me ato cilësi që ka, vazhdon luan ende në kampionate të dorës së dytë”, u shpreh Tare në një prononcim për emisionin “Zona Gol” në “Supersport”.

KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...
Pa fitues në kryeqytet, Prishtina dhe Ferizaj ndajnë pikët