Me tregun e janarit që do ende edhe pak ditë të hapet zyrtarisht, të gjitha klubet thuajse i kanë planifikuar lëvizjet dhe po punojnë për realizimin e tyre.
Kështu, menaxheri i Lazios, Igli Tare ka arritur të sigurojë tashmë edhe afrimin e parë në klubin bardhekaltër, mbrojtësin uruguaian të Hellas Veronës, Martin Caceres.
Ky i fundit ka një kontratë që e lidh me klubin veronez deri më datën 6 janar dhe pastaj do t’i bashkohet skuadrës së Simone Inzaghit me parametra zero, raporton Top Channel.
Caceres do të nënshkruajë një kontratë gjashtë mujore, që rinovohet automatikisht edhe për një tjetër sezon, nëse lojtari do të luajë në të paktën 50 per qind të ndeshjeve.
Mbrojtësi në të kaluarën në Serie A ka luajtur edhe për Juventusin, por ai u bë i njohur te Barcelona.
30-vjeçari në vitet e fundit është përballur me shumë lëndime. /TCh/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...