Qendërmbrojtësi i Arsenal-it, Shkodran Mustafi mund të jetë lojtari i radhës që i bashkohet skuadrës së Lazio-s.
Shqiptari që përfaqëson Kombëtaren e Gjermanisë momentalisht është duke u shëruar nga lëndimi që pësoi në javët e fundit të edicionit, transmeton portali arbresh.info.
Mustafi do rikthehet në tetor, mirëpo ekziston mundësia që aventura me “Topçinjtë” të këtë mbaruar.
Sipas Sport Mediaset, është drejtori sportiv Igle Tare që synon ta përforcojë mbrojtjen me shërbimet e Mustafi-t.

Nëse ndodh ky transferim, atëherë të skuadra italiane do bëhen tre shqiptarë, ngase momentalisht janë Thomas Strakosha dhe Vedat Muriqi.
Ky transferim mund të realizohet për 10.5 milionë euro, derisa në garë ndodhet edhe gjiganti turk Galatasaray./arbresh.info.
Mbahet Asambleja e SEPCA-s në Vlorë, në fokus bashkëpunim ra...
Pas sulmit në Australi, Netanyahu u kërkon qeverive perëndim...
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pa...
Abdixhiku tregon tri shtyllat që duhen diskutuar për bashkëq...
Kurti prezanton 5 vendimet e para që do t’i marrë si kryemin...
“Metalurgjiku”, pas 8 orësh përfundon seanca për 16 të arres...