Sulmuesi Odion Ighalo që momentalisht është huazim te Manchester United beson se do jenë skuadër shumë më e mirë kur dy mesfushorët, Paul Pogba e Bruno Fernandes do luajnë se bashku.
Fernandes iu bashkua “Djajve të Kuq” në afatin e janarit dhe është në formë tejet të mirë, por ende nuk ka arritur të bashkëpunojë me Pogba, pasi ky i fundit është duke u shëruar nga lëndimi, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Goal, Ighalo ka thënë se United do jetë skuadër shumë me ndryshe kur dy mesfushorët kreativ do jenë pranë njeri-tjetrit në fushë.

“Është duke punuar për tu shëruar dhe imagjinoni kur te kemi Pogba dhe Bruno në mesfushë, do të shihni një skuadër tjetër, Rashford do rikthehet gjithashtu”.
“Manchester United do bëhet skuadër e mirë përsëri, do fitojmë ndeshje në shtëpi dhe si mysafirë”, deklaroi ai.
Nuk dihet nëse United në fund të sezonit do e kompletojë transferimin e nigerianit, ngase janë të interesuar për yllin e Borussia Dortmund, Jadon Sancho./arbresh.info.
KQZ nesër fillon dërgimin e fletëvotimeve për votimin me pos...
Abelard Tahiri nga Shkupi: Dielli do të lind përsëri – liri ...
Kosova publikon për herë të parë indeksin e çmimeve të banes...
Partitë opozitare në Serbi akuzojnë pushtetin e Vuçiqit
Haradinaj takohet me Kilajn pas lirimit nga Haga: I urova kt...
Vriten dy ushtarë amerikanë në Siri