Sulmuesi i Inter-it, Mauro Icardi e quan transferimin te PSG-ja, si hap i madh në karrierën e tij.
Argjentinasi u largua nga “San Siro” për të kompletuar transferimin te gjiganti francez, pas një super sezoni në të cilin shënojë 20 gola në 31 ndeshje, transmeton portali arbresh.info.
Icardi arriti të fitojë Ligue 1, derisa mbesin në garë për Ligën e Kampionëve.

Ai ka thënë se gjiganti francez është hap i madh në karrierë dhe ka kompletuar transferimin sepse dëshiron të fitojë tituj.
“Ishte e rëndësishme të marr këtë hap të madh në karrierë. Jam 27-vjeçar, shpenzova shumë kohë në Itali”.
“Doja të arrija në një klub si PSG-ja për të fituar tituj dhe të luaj në nivelin e lartë. Kjo bëri që unë të ndryshojë dhe të vazhdojë karrierën time”, deklaroi ai.
Icardi kalojë gjashtë vite në Inter duke shënuar 121 gola në 219 paraqitje./arbresh.info.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë