Marca pretendon se Real Madridi beson se ata mund të shfrytëzojnë situatën e Mauro Icardit me Interin duke nënshkruar me të për një tarifë të vogël prej 40 milionë euro.
Bazuar në gazetën spanjolle, klauzola prej 110 milionë eurove, e cila është valide vetëm në dy javët e para të muajit korrik, nuk është çmimi më i ulët për sulmuesin, transmeton portali arbresh.info.
Agjentja e tij dhe gruaja Wanda Nara ka thënë gjithashtu për Marca se “nuk është e vërtetë që Mauro nuk shkoi në Real Madrid për shkak timin. Ne kemi një marrëveshje të mrekullueshme dhe respekt për Realin”
Situata e sulmuesit duket gjithnjë e më tensionuese sipas gazetës spanjolle dhe kjo mund të bëjë që Interi të pranojë shitjen e tij për vetëm 40 deri në 50 milionë euro.
Lojtari nuk ka luajtur për disa javë, saktësisht prej momentit kur iu hoq shiriti i kapitenit, ndonëse zyrtarisht thuhet se ka probleme me gju./arbresh.info/
Shtatore bronzi në përkujtim të Ismail Kadaresë
“Nëse vjen si propozim, po” – komunitetet shprehin mbështetj...
Plenkoviq: Kroacia nuk do t’i bashkohet në këtë moment “Bord...
Tensionet gjeopolitike rrisin çmimet e naftës
Begaj: Viti 2026, moment kyç për konsolidimin institucional ...
Kolumbi, zhduket avioni me 15 persona në bord