Mauro Icardi e ka shprehur për ditë dhe javë me radhë se vullneti i tij është të qëndrojë tek Interi. Këtë e ka konfirmuar përmes gruas, njëkohësisht agjentes së tij, Wanda Nara.
Gjithsesi, afrimi i Antonio Contes në krye të Interit ka bërë që Icardi të jetë jashtë planeve të klubit.
Aktualisht Icardi dhe Wanda ndodhen në Japoni për pushime, por para se të nisen për në vendin aziatik, “Corriere della Sera” ka bërë me dije se çifti ka qenë në Torino, aty ku është takuar me drejtuesit e Juventusit.
Sipas informacioneve të medies italiane, Juventus nuk konsideron shkëmbimin me Paulo Dybalan, por kërkon të blejë me para kartonin e argjentinasit, që ia kanë bërë të qartë se nuk ofrojnë më shumë se 65 milionë euro.
Mbetet të shikohet lëvizja e Interit, që kërkon të arkëtojë sa më shumë para nga shitja e 26-vjeçarit për të investuar tek Romelu Lukaku.
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...
Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend