Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi raportohet se rrezikon të humbas Kupën e Amerikës me Argjentinën gjatë verës.
Bazuar në një raport në Sky Sports Italia, Icardi ka qenë përzgjedhja e parë e Lionel Scalonit në sulm të Argjentinës gjatë turneut duke marrë parasysh se “nuk është në raport të mirë” me Sergio Agueron dhe “nuk është duke konsideruar” sulmuesin Gonzalo Higuainin, transmeton portali arbresh.info.
Raporti i lartpërmendur shton se Scaloni do t’i kërkojë Icardit për më shumë informata rreth gjendjes së tij përmes një thirrje telefonike më vonë gjatë kësaj dite.
Megjithatë, situata aktuale e 26-vjeçarit, i cili vazhdon qëndrimin jashtë fushe derisa thuhet se ka lënduar gjurin, mund të bëjë që pozita e tij të jetë e rrezikuar në skuadër.
Icardi ka bërë tetë paraqitje dhe ka shënuar një gol për vendin e tij, ndërkohë që Kupa e Amerikës 2019 fillon në Brazil më 14 qershor./arbresh.info/
Shtatore bronzi në përkujtim të Ismail Kadaresë
“Nëse vjen si propozim, po” – komunitetet shprehin mbështetj...
Plenkoviq: Kroacia nuk do t’i bashkohet në këtë moment “Bord...
Tensionet gjeopolitike rrisin çmimet e naftës
Begaj: Viti 2026, moment kyç për konsolidimin institucional ...
Kolumbi, zhduket avioni me 15 persona në bord