Mauro Icardi mund të rikthehet të luajë për Interit dhe atë si titullar kundër Lazios të dielën, pasi bashkëlojtari i tij, Lautaro Martinez po vuan nga lodhja e madhe.
Martinez luajti për 60-të minuta në fitoren 1-0 të Argjentinës kundër Marokut të martën dhe Gazzetta dello Sport njofton se ai do t’i nënshtrohet testeve mjekësore (sot).
21-vjeçari filloi të dyja ndeshjet e Argjentinës gjatë pushimit ndërkombëtar, pavarësisht se ishte një rezervistë i Icardit te Interi deri në muajin e kaluar.
Shanset e Lautaros për t’u përballur me Lazion janë konsideruar shumë të ulëta, edhe nëse testet tregojnë se ai ka lodhje të muskujve.
Kjo mund të hapë derën për rikthimin e yllit argjentinas, Icardit, pasi tashmë ai ka rifilluar trajnimin me ekipin e parë që disa ditë.
La Gazzetta shton se 26-vjeçari, të cilit iu hoq shiriti i kapitenit të Nerazzurrëve muajin e kaluar – do të bisedojë me shokët e tij të enjten për të qartësuar përfundimisht raportet me ta./Telegrafi
Manchester City fiton në fushën e Nottingham Forest
Anulohen mijëra fluturime në SHBA si pasojë e stuhisë
KFOR njofton për disa punime që po bëhen në kampin e Bondste...
Hekuran Gashi falënderon mbështetësit dhe fton qytetarët të ...
AAK përmbyll fushatën, Haradinaj premton dyfishim të pagave ...
“Kjo nuk është një get ready with me”: Kurti udhëzon qytetar...