Mediat në Itali pretendojnë se Mauro Icardi do të rikthehet në stërvitje te Interi të enjten duke i dhënë fund qëndrimit për një muaj të gjatë larg nga skuadra e parë.
Icardi nuk ka luajtur qysh pas heqjes së shiritit të kapitenit më 13 shkurt, megjithëse argjentinasi është thënë se ka probleme me gju, transmeton portali arbresh.info.
Sidoqoftë, bazuar në Sport Mediaset, lojtari ka përfunduar trajtimin dhe do të rikthehet në dispozicion për trajnerin Luciano Spalletti nesër, dy javë pasi klubi dhe lojtari zhvilluan bisedimet “miqësore”.
Mbetet të shihet se sa i gjatë do të jetë ri-intergrimi në njëmbëdhjetshen startuese të “Nerazzurrëve” duke marrë parasysh se Lautaro Martinez e ka treguar vetën si një sulmues qendror./arbresh.info/
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...