Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, është i hapur t’i bashkohet Napolit dhe jo Juventusit tani, sipas mediave italiane.
Juventusi e la të lirë numrin 9 për ndeshjet parasezonale dhe sipas shumë njerëzve kjo ishte shenjë se ky numër po rezervohej për Icardin, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, gazeta italiane Corriere dello Sport shkruan se argjentinasi po mendon seriozisht për ofertën e Napolit.
Sipas gazetës italiane, Icardi do të bisedojë me trajnerin e Napolit, Carlo Ancelotti, gjatë kësaj jave për transferimin e mundshëm.
Ndërkohë, edhe Interi dëshiron ta shesë atë në Napoli dhe jo te rivali i drejtpërdrejt, Juventusi.
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve