Transferimi i mundshëm i Lionel Messit te Paris Saint Germain, do të bënte që Mauro Icardi të largohej nga klubi.
E ardhmja e sulmuesit argjentinas pritet të jetë sërish në Serie A, ku kësaj radhe do të luante në kryeqytetin italian, Roma.
Gjiganti italian Roma po kërkon një sulmues, pasi Edin Dzeko pritet të bashkohet me Interin.
Drejtuesit e Romës kanë biseduar me ata të PSG-së për afrimin e Icardit.
Megjithatë Roma nuk mund ta blej menjëherë argjentinasin, pasi do ta marrë në huazim dy vjeçar me mundësi blerje për 35 milionë euro.
Vet sulmuesi argjentinas ka dhënë dritën e gjelbër për të luajtur me Romën dhe nën urdhrat e trajnerit Jose Mourinho.
Gjithçka pritet të zyrtarizohet sapo Messi të nënshkruajë zyrtarisht me PSG-në dhe do t’i hapë dyert që Icardi të rikthehet në Serie A. /Telegrafi/
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...