Trajnerit boshnjak, Abdullah Ibrakoviq, ka vlerësuar Dritën si skuadër, ndërsa ka kërkuar nga futbollistët e tij që të jenë më konkret para portës.
Ai ka theksuar se Prishtina është dënuar me një gol nga Drita.
“Drita është një skuadër e fortë dhe luajtën të disiplinuar duke tentuar që nëpërmjet kundërsulmeve të vijë deri te goli dhe që në fund ia doli të bëj gol. Ne nuk kemi ditur t’i shfrytëzojmë rastet tonë dhe jemi dënuar me një gol. Ne duhet të jemi më konkret në rastet që i krijojmë për gol”, ka thënë Ibrakovic.
Prishtina pësoi humbje ndaj Dritës me rezultat 1-0 në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku golin për gjilanasit e shënoi Marko Simonovski në minutën e 35-të./Arbresh.info
Dëmtimi i gypit në Shkabaj shkakton reduktime të ujit në Fus...
Zhvillimet në Kuvendin e Asociacionit të Komunave, reagon MA...
Tentoi t’i ikë policisë, arrestohet një person në Vushtrri p...
Braktisi foshnjën në spital, shpallet në kërkim një shtetase...
Shkon në 10 numri i të vdekurve nga sulmi me armë në Turqi, ...
Bora në gjysmëfinale të play-offit, eliminon Sigal Prishtinë...