Zlatan Ibrahimovic foli pas disfatës nga Spanja në fazën kualifikuese për Botërorin “Katari 2022”, duke nënvlerësuar në njëfarë mënyre forcën e “La Rojas”. Sulmuesi suedez tha se është turp që skuadra e tij humbi ndeshjen.
“Kemi luajtur një ndeshje shumë të mirë. Kemi bërë një gabim dhe atë shënuan në fund. Ishite një ndeshje e mirë në përgjithësi. Kishim shanse më të mira se Spanja. Është turp që humbëm”.
“Kundër këtyre skuadrave, një rast mund të jetë gol. Ne do të mësojmë nga kjo. Të gjithë janë të zhgënjyer, por duhet të jemi pozitivë. Do të shohim se cilën skuadër do të kemi përball në play-off, ka ende një rrugë të gjatë për të bërë. Nuk e di nëse do të jem ende gjallë në ndeshjet e play-off”, tha 40-vjeçari.
Edhe Forsberg mendon se Suedia ishte e pafat dhe ka zhvilluar një ndeshje shumë të mirë, pavarësisht humbjes.
“Është ndjenjë e keqe, sigurisht. Pata dy mundësi të mira. Ata zotëruan më shumë topin, por ne e kontrolluam mirë lojën. E dinim se kishte shumë për të dhënë, por nuk ishte dita jonë”, tha Forsberg.
Suedia e mbylli në vendin e dytë fazën kualifikuese për Botërorin “Katari 2022” dhe tani pret të zbulojë rivalin në play-off./Arbresh.info
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...