
Fotboll, Sverige, presskonferens, Jan Andersson ny förbundskapten
“Zlatan ka deklaruar pas Europianit se nuk do të ishte më pjesë e kombëtares dhe këtë vendim e respektuam të gjithë. Nëse ka vendosur të largohet nga kombëtarja, atëherë nuk duhet të kthehet. Gjithsesi, ai nuk më ka telefonuar dhe nuk është në planet tona.”
Ibrahimovic është i sigurt se do të marrë pjesë në Rusi, por trajneri i Suedisë, Janne Andersson, nuk e mendon aspak në të njëjtën mënyrë dhe i ka mbyllur derën sulmuesit që luan me Los Anxhelos në Angli, shkruan Telesport.
Anderson deklaroi se rikthimi i Ibrahimovic nuk do të ishte një mungesë respekti ndaj lojtarëve aktual të kombëtares që u lodhën në eliminatore, por edhe ndaj 250 futbollistëve suedez që nuk ia kanë mbyllur kurrë derën kombëtares.
“Nëse ke humbur motivimin për të kaluar 45 apo 50 ditë në vit me kombëtaren dhe këtë kohë dëshiron ta kalosh me familjen, unë të kuptoj dhe marr në konsideratë 250 mijë lojtarë të tjerë që duan të luajnë me Suedinë,” – përfundoi Anderson në lidhje me të ardhmen e Ibra te Suedia.
Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar.
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...