Zlatan Ibrahimovic ka thënë se Cristiano Ronaldo nuk është talent natyral, por është krijuar nga puna e madhe.
Sulmuesi suedez ka bërë me dije se Ronaldo (Fenomeni), Ronaldinho dhe Messi, janë talent natyral dhe të krijuar për ta dominuar botën e futbollit, por jo edhe portugezi.
“Ronaldo (Fenomeni), Ronaldinho dhe Messi, që të tre janë talent të lindur dhe jo të krijuar nga puna”, ka thënë Ibra, transmeton ORAinfo.
“Cristiano është një lojtar shumë i zoti dhe një yll i madh në botën e futbollit, por ai dallon nga ata tre që i përmenda, pasi Cristiano është bërë futbollist nga puna e madhe dhe e vështirë dhe nuk është një lojtar natyral, ose më mirë të themi nuk është i lindur si talent”, ka shtuar sulmuesi i Manchester United.
Haradinaj pjesëmarrës në Lutjet e Mëngjesit: E rëndësishme t...
EULEX-i dhe KFOR-i rrisin gatishmërinë për reagim në raste e...
Papa Leoni XIV pret kryeministrin Rama
E dhimbshme/Pas një sëmundjeje të rëndë, vdes i riu nga Hajv...
Bordi i ZRRE-së pret në takim Misionin e FMN-së, flasin për ...
Prebeza mbështet Marshin “Drejtësi, jo politikë”...