AC Milan-i ka liruar videon e sulmuesit Zlatan Ibrahimovic, i cili nesër do e rinovojë kontratën.
Suedezi në mënyrë sekrete erdhi në Milan, aty ku bëri testin për Covid-19, kurse është në izolim derisa të dalin analizat e testit, transmeton portali arbresh.info.
Nëse gjithçka është mirë, Ibrahimovic nesër do rinovojë kontratën dhe të nis stërvitjet me bashkëlojtarët.
Ai ka thënë se ende s’kanë fituar asgjë, derisa është i gatshëm të provojë t’i përmbush qëllimet.

“Doja të rikthehesha në shtëpi. Tani mund të fillojmë punën me rezultate të mira”.
“Gjithmonë kam thënë nuk jam këtu si maskotë, por të sjell rezultate, të rikthejmë Milan-in e vjetër. Kaluam gjashtë muaj të mirë, por nuk kemi fituar asgjë”.
“Kemi mundësinë të punojmë dhe të sakrifikojmë që të arrijmë qëllimet. Ndihem në formë të mirë. Shpresoj t’i shoh tifozët në stadium së shpejti, derisa skuadra ka nevojë për mbështetësit. Forca Milan”, deklaroi ai.
Ibrahimovic do rinovojë kontratën edhe për një vit me vlerë 7 milionë euro./arbresh.info.
Dita e Kushtetutës, Haxhiu: 9 prilli shënon ditën kur shteti...
Barça merr një lajm të mirë nga De Jongu
Qendra serbo-ruse merr mbi dy milionë euro nga buxheti i Ser...
Osmani: Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë!
Kurti: 27 vite më parë, filloi shembja e kufirit mes Kosovës...
“Mendoj se duhet të jemi me fat që humbëm vetëm 2-0″ &...