Zlatan Ibrahimovic thuhet se është afër të rikthehet te Milani edhe pse kërkohet nga disa klube evropiane.
Sulmuesi suedez ka bërë të ditur se më 31 dhjetor do të largohet nga La Galaxy, atëherë edhe kur i përfundon kontrata.
38-vjeçari dëshiron të rikthehet në Evropë, ndërsa ka zgjuar interesimin e skuadrave si, Manchester United, Napoli dhe Bolognas.
Por, sipas asaj që raporton Tuttosport, Ibrahimovic e dëshiron rikthimin te Rossonerët dhe t’i ndihmojë që të rikthehen në Ligën e Kampionëve.
Ditë më parë edhe Paolo Maldini ka konfirmuar se rikthimi i Ibra Kadabras në San Siro do të ishte si një ëndërr e realizuar për ta për shumë arsye. /Telegrafi/
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK