Vjen dëbimi i parë nga fusha (për sjellje të dhunshme kundër kundërshtarit) në “Major League Soccer” për Zlatan Ibrahimovic, me fanellën e Los Angeles Galaxy.
Gjatë ndeshjes së kampionatit kundër Montreal Impact, suedezi, duke harruar ndoshta praninë e VAR-it në SHBA, në minutën e 41-të të pjesës së parë, goditi me shuplakë një kundërshtar, konkretisht mbrojtësin Michael Petrosso.
Ky i fundit, disa sekonda më parë, në përpjekje për ta markuar Ibrën, e kishte shkelur atë në këmbë, përcjellë Telesport.al.
I plandosur në tokë, i zhgënjyer me kundërshtarin e tij, Zlatan, lojtari që provoi shuplakën e gjigandit suedez nuk u ngrit për disa sekonda, kërkoi ndihmën e mjekëve.
Arbitri, pas shikimit të asaj që ndodhi përmes VAR-it, i tregoi kartonin e kuq Ibrahimovic dhe e detyroi të braktiste fushën. Karton i verdhë edhe për Petrosos. Një sjellje, e cila mund t’i kushtojë suedezit tri javë pezullimi.
https://twitter.com/MLS/status/998670471460601856
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...