Drejtori i Departamentit të Sportit të Kosovës, Ibër Alaj, thekson se puna më e madhe për renovimin e stadiumit të Prishtinës, ‘Fadil Vokrri’, tashmë është kryer.
Të shtunën në orët e vona të mbrëmjes, stadiumi ka marrë pamje fantastike, pas ndezjes së reflektorët, për të disatën herë derisa janë inspektorët e UEFA-s, ata që do ta japin vendimin final se a i plotëson kushtet për ndeshje ndërkombëtare apo jo.
Vendimi pritej sonte, UEFA, por Drejtori i Departamentit të Sportit të Kosovës, Ibër Alaj, thotë për Insport se një gjë e tillë ende nuk është e sigurtë.
“Do te dalim me komunikatë pasi që ende nuk ka asgjë zyrtare.
Nuk mund të konfirmojë nëse sonte do të jepet ‘OK’ nga UEFA pasi që kanë mbetur për tu kryer edhe disa punë të vogla”, ka deklaruar Ibër Alaj.
Punimet në stadiumin e Prishtinës kanë nisur rreth tri vite më parë.
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...