Lille ka fituar me rezultat 2-1 ndaj Fenerbahces në ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues për Ligën e Kampionëve.
Ekipi francez epërsinë e gjeti në minutën e 12-të të takimit me anë të një autogoli të shënuar nga Jayden Oosterëolde.
Me epërsi minimale të tyre përfunduan edhe 45 minutat e para të këtij ballafaqimi.
Në pjesën e dytë, gjiganti turk arriti që të barazojë shifrat në minutën e 79-të me Irfan Can Kahveci i cili shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë.
Golin e fitores në këtë takim për Lille e siguroi ylli kosovar Edon Zhegrova, i cili në minutën e 91-të të takimit shënoi për t’i dhënë fitoren e vlefshme ekipit të tij.
EDON ZHEGROVA WITH THE WINNER AGAINST FENERBAHÇE IN STOPPAGE TIME!! ???
pic.twitter.com/M1lbo0zFzz— Kosovar Football ?? (@kosovarfootball) August 6, 2024
Zhegrova i cili u fut në këtë ndeshje nga banka rezervë, paksa me ndihmën e një lojtari të Fenerbahces i cili e devijoi topin, arriti që të shënojë për rezultatin 2-1./Telegrafi/
SBASHK mbështet grevën dy orëshe të organizuar nga Sindikata...
Kolegët e arsimtarit që rrahu nxënësin nesër me protestë
Romano paralajmëron një “verë të nxehtë” nga Rea...
ZYRTARE/ Albin Krasniqi rikthehet tek Prishtina
LVV publikon agjendën e aktiviteteve në shënim të 19-vjetori...
Pacolli: Kërkesa e Prokurorisë për dënim me 45 vite burgim n...