Saga e transferimit të Neymar ka marrë një kthesë të re.
Braziliani mbetet i vendosur për t’u larguar nga PSG, me një kthim te Barcelona si zgjidhja e tij e parë.
Megjithatë, ai po fillon të vlerësojë vështirësitë e një transferimi të tij te Barcelona, dhe sipas Mundo Deportivo, Neymar ka bërë lëvizjet fillestare për të ofruar shërbimet e tij te Real Madrid, Juventus, Bayern Munich dhe Manchester United, përcjell lajmi.
Përfaqësuesit e Neymar kanë arritur në një pikë se një marrëveshje mes PSG dhe Barcelonës duket e pamundur, dhe kjo ka të bëjë edhe me antipatin që ekziston mes dy klubeve.
Të qenurit në një pozitë aspak të favorshme, Neymar ka vendosur të kërkojë destinacione alternative.
Dhe në mesin e këtyre alternativave janë Real Madrid, Juventus, Bayern Munich dhe Manchester United.
Manipulimi i votave në Prizren, një muaj paraburgim ndaj 23 ...
Rama ‘shpërthen’ ndaj protestës së opozitës: Jashtëderdhja n...
Administrata Trump nën presion, gjithçka dihet për vrasjen n...
Gjenden dhe konfiskohen 150 kg eksploziv dhe armatim në një ...
Policia konfiskon armatim të rëndë në një shtëpi të pabanuar...
Katër persona arrestohen për privim të kundërligjshëm nga li...