Shqipëria mposhti Poloninë me rezultat 2:0 në xhiron e gjashtë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024.
Kuqezinjtë kaluan në avantazh në minutën e 37-të me golin e Jasir Asanit dhe Mirlind Daku që konfirmoi fitoren e vendasve në minutën e 62-të ndeshjen.
Daku mori një karton të verdhë për heqjen e fanellës pas festimit të një goli dhe në shpinë i është vërejtur një tatuazh që ishte dedikim për heroin e Kosovës, Agim Ramadanin.
Gazeta e madhe kroate “Index.hr” ka shkruar në lidhje me këtë tatuazh të Dakut, i cili sipas tyre, ka ‘çmendur’ serbët.

“Daku ka një tatuazh në shpinë të heroit Agim Ramadani – Katana, komandantit shqiptar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pranë tatuazhit është shkruar Katana 138. Agim Ramadani ra dëshmor në Koshare në vitin 1999 dhe sot me emrin e tij mban edhe rruga kryesore në Prishtinë” – ka shkruar mediumi kroat, transmeton lajmi.net.
Për Dakun ishte goli i parë në ndeshjen e dytë zyrtare me Kombëtaren shqiptare të futbollit.
Daku gjatë karrierës së tij ka luajtur në Kroaci tek Osijeku.
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit