Mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj, ka shprehur dëshirën për tu bërë kapiten i kombëtares së Shqipërisë.
Trajneri i ri i Kombëtares, Christian Panucci ka vendosur një rregull se lojtari me më shumë paraqitje do të jetë kapiten.
Për këtë është i vetëdijshëm Elseid Hysaj, i cili ka thënë se çdo futbollist në Kombëtare e do shiritin e kapitenit.
“Çdo lojtar në Kombëtare e do shiritin e kapitenit. Është një vlerësim i madh”.
“Por për mua mjafton të luaj gjithmonë dhe të bëjë punen time. Nëse një ditë vije koha për ta marrë atë shirit do të isha i kënaqur”, ka thënë mbrojtësi shkodran.
“Ishte një emocion i madh për mua kur bëra debutimin me fanellën e Kombëtares ndaj Norvegjisë. Tani po luaj çdo herë dhe jam i lumtur”.
“Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Norvegjia është një Kombëtare e fortë dhe është një provë mjaftë e mirë”.
“Nuk do të jetë fare lehtë pasi e pamë të gjithë se çfarë paraqitjen patën në ndeshje miqësore”, ka përfunduar Hysaj. /arbresh.info/
Reuters raporton për arrestimet masive për vjedhjen e votave...
4 rregulla të mobilimit të shtëpisë që dizajnerët nuk i anas...
Limuzina e së ardhmes me frymëzim nga vitet 30
Inteligjenca Artificiale tani vjen në Paint dhe Notepad
Pozicioni i gabuar i dorës gjatë matjes së tensionit jep rez...
Shtëpia e Bardhë publikon fotografinë nga ceremonia e Bordit...