Mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit, Elseid Hysaj ra viktimë e teknologjisë në ndeshjen e fundit të zhvilluar me Napolin, pasi as pamjet filmike nuk e shpëtuan nga përjashtimi, që më pas rezultoi i padrejtë.
Futbollisti shkodran shkaktoi penallti me një ndërhyrje të parregullt në zonën e Napolit, duke u dënuar nga arbitri, e tani vjen ndëshkimi i pritshëm.
Elseid Hysaj do të mungojë një ndeshje, pas përjashtimit ndaj Veronës në ndeshjen e parë të jugorëve në Serie A.
Kështu, mbrojtësi kuqezi nuk do të mund të jetë në derbin kuqezi ndaj portierit Etrit Berisha, kur Napoli të përballet me Atalantën, shkruan top channel.
Ndërkohë, gjykatësi sportiv vendosi të gjobisë me 30 mijë euro Veronën, për shkak të koreve raciste ndaj tifozëve të Napolit dhe qytetit jugor.
20 mijë euro gjobë edhe për Romën, për lëshimin e tymueseve dhe flakadanëve, si dhe 10 mijë për Interin, si rezultat i koreve diskriminuese në “San Siro”.
Kurti kthehet në Kuvend
Raportohet se një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi ...
Sveçla: Mërgata do ta rifitojë shtetësinë me vetëm një dokum...
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...
VV-ja bojkoton vazhdimin e seancës për çmimin e naftës
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...