Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli gjatë afatit kalimtar të verës.
Mbrojtësi shqiptar ka konfirmuar në një intervistë për Supersport se do të largohet nga klubi italian.
Fillimisht reprezentuesi shqiptar foli për trajnerin aktual të Napolit, Carlo Ancelottin që e vlerësoi si trajner të shumë të mirë.
“Ancceloti është një trajner shumë i mirë, nga ata persona që të rrinë në zemër. Ka lojën e vet, dhe ndoshta unë nuk përshtatem shumë aty. Nëse gjërat nuk ecin mirë, do shohim çfarë do bëjmë”.
Shkodrani deklaroi se koha e tij te Napoli ka mbaruar dhe është i gatshëm për një aventurë të re.
“Po pres skuadrën e duhur, në momentin e duhur. Tani po mendoj për Kombëtaren, dhe do shoh më pas. Jam gati për një aventurë të re. Dua një shtet të ri, dhe njerëz të rinj. Koha ime te Napoli ka mbaruar”, përfundoi Hysaj. /Telegrafi/
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë