Arsenali raportohet të jetë duke vëzhguar nga afër zhvillimin e sulmuesit të Red Bull Salzburgut, Hwang Hee-chan.
23-vjeçari ka qenë në formë te Salzburgu në fazat e para të sezonit 2019/20 pas shtatë golave dhe 10 asistimeve brenda 11 paraqitjeve në të gjitha kompeticionet, transmeton portali arbresh.info.
Hee-Chan ka shënuar edhe në disfatën 4 me 3 të skuadrës së tij ndaj Liverpoolit në ndeshjen në Ligë të Kampionëve në fillim të këtij muaji duke arritur në dy gola aq sa numri i paraqitjeve në këtë kompeticon.
Bazuar në Daily Mail, Arsenali ka qenë duke vëzhguar sulmuesin këtë sezon dhe klubi londinez mund të vendos për të lansuar një ofertë verën e ardhshme kur reprezentuesi i Koresë Jugore pritet nga të gjithë të largohet nga klubi aktual.
Raporti sugjeron se “Topçinjtë” mund të përballen në garë për shërbimet e tij me një mori klubesh për shkak se shumë skautë nga ligat më të mëdha evropiane kanë vëzhguar me kujdes paraqitjet e Hee-chan.
Sulmuesi ka shënuar 36 gola brenda 97 paraqitjeve te klubi austriak qysh pas arritjes në vitin 2015./arbresh.info/
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë