Hungaria e ka siguruar pjesëmarrjen në Euro 2020 pasi që ka mposhtur Islandën në momentet e fundit duke e përmbysur rezultatin nga 0-1 në 2-1
Hungaria pas një kohe të gjatë do të jetë në një garë europiane të futbollit pasi që sonte ka mposhtur Islandën.
Islanda ishin të parët që kaluan në epërsi në minutën e 11-të të ndeshjes ku shënoi Sigurdson, një gol të bukur nga goditja e lirë.
Këtë epërsi ajo do ta ruante deri në minutën e 88-të ku do të shënonte Nego, ku e shfrytëzon një huti në mbrojtjen e mysafirëve.
Në minutën shtesë Szoboszlai D. Bën një depërtim individual për të shënuar golin e përmbysjes.
Pas golit, Islanda u mundua që të kthehet në lojë por nuk e arriti këtë dhe në fund Hungaria e siguron kalimin në Euro 2020.
Kujtojmë se Hungaria dhe Islanda ishin në finale të Ligës A të Kombeve, ku fituesi e kualifikonte skuadrën në Euro 2020. /GazetaExpress/
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK