Skuadra e Gjermanisë është e kompletuar për Euro dhe fatkeqësisht për Mats Hummels, ai mbeti jashtë listës.
Mbrojtësi i Dortmundit tha se është ndjerë i hidhëruar me përzgjedhjen e trajnerit.
“Unë mund të kuptoj që një grup është rritur së bashku që nga marsi. Për mua si individ, është e hidhur sepse aktualisht jam një nga pesë mbrojtësit më të mirë në Gjermani, kam atë vetëbesim.”
Hummels shtoi se ka mundur të jetë në stolin e Gjermanisë, vetëm që të jetë aty.
“Unë do të ulem në stol dhe mund të jem gjithashtu qendërmbrojtësi i pestë – do ta kisha bërë këtë. Ai e dinte për qëndrimin tim. Doja që ai ta dinte këtë.”
“Por nëse e kuptova saktë, ai shqetësohej edhe për gjëra të tjera përveç pranimit të një roli zëvendësues. Siç e kuptova, ishte më tepër për gjëra të lidhura me moshën”.
Mats Hummels ka treguar një formë të shkëlqyer kohët e fundit duke u bërë lojtari i ndeshjes në të dyja gjysmëfinalet kundër PSG-së, kështu që ai ndoshta mund të jetë të paktën një zëvendësues i besueshëm në kombëtaren gjermane.
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia