Manchester City nuk po kalon në formë të mirë këtë nisje të edicionit të ri në Premier League.
Pas humbjes javën e kaluar nga Tottenhami, skuadra e Guardiolës është mposhtur edhe nga Brightoni në javën e tretë të elitës së futbollit anglez, shkruan Arbresh.info.
Të drejtuarit e Hurzler mposhtën me rikthim ish-kampionin e Anglisë me rezultat 2-1.
Ndeshja nisi më mirë për mysafirët që shënuan me anë të Erling Haalandit në minutnë ne 34-të.
Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë. Etapa e dytë pati një tjetër fytyrë me vendasit që dominuan dhe krijuan më shumë raste.
Në minutën e 67-të, Brightoni fitoi penallti ku në gol e konkretizoi ish-lojtari i Man Cityt, James Milner për 1-1.
Ndërkohë Brightoni nuk i ndali sulmet dhe një minutë para fundit përmes një super goli të futbollisti me prejardhje shqiptare Brajan Grudas e përmbysi rezultatin në 2-1.
Deri në fund gola tjerë nuk pati dhe Brightoni arriti fitoren e parë këtë edicion në elitë, gjersa për Man Cityn kjo është humbja e dytë me radhë.
Pas tri takimeve Brightoni ka katër pikë, kurse City një më pak. /Arbresh.info
🚨⚽️ GRUDA MAKES IT 2-1 BRIGHTON IN THE 89TH MINUTE!!! pic.twitter.com/T0WVQ1zRfT
— Brighton Bubble (@BrightonBubble) August 31, 2025
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Val...
Merz: Evropa do të shmangë çdo përshkallëzim me SHBA