Besiktas u mposht në derbin e Stambollit përballë Fenerbahce me rezultatin 1-3. Kjo disfatë e lë Besiktas 14 pikë larg vendit të parë që mbahet pikërisht nga Fenerbahce.
Por, kjo humbje nuk kalon thjeshtë në radhët e Besiktas duke qenë se së fundmi klubi ka pezulluar pesë futbollistë.
Fjala është për ish-futbollistin e Manchester United, Eric Bailly, sulmuesin Vincent Aboubakar apo edhe Jean Onana, Valentin Rosier si dhe Rachid Ghezzal.
Këta lojtarë do të jenë të pezulluar për një afat të pacaktuar dhe që mbetet për t’u parë se cili do të jetë qëndrimi final që do të mbajë klubi i Besiktas.
Komunikata e klubit të Besiktas:
“Koordinatori i Përgjithshëm i ekipeve tona të futbollit Samet Aybaba njoftoi se Vincent Aboubakar, Valentin Rosier, Eric Bailly, Rachid Ghezzal dhe Jean Onana u përjashtuan nga skuadra për shkak të performancës së dobët dhe papajtueshmërisë brenda ekipit. Puna jonë për strukturën e re të stafit vazhdon”./ss
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...
VV-ja bojkoton vazhdimin e seancës për çmimin e naftës
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...