Gjatë natës së mbrëmshme në autostradën A3 në qytetin Ivanic Grad ka ndodhur një aksident i frikshëm në të cilin humbi jetën huligani i njohur kroat Ante Firiq.
Firic ishte një nga pjesëmarrësit në incidentin e madh që ndodhi në Beograd në derbin mes Partizanit të Beogradit dhe Crvena Zvezdës.
Firiq u përpoq të kalojë rrugën në orët e hershme të mëngjesit, por tre vetura goditën atë, duke lënë të vdekur në vend 27-vjeçarin.
Firiq me disa huliganë tjerë shkaktuan kaos dhe trazira të mëdha në tribunat ku ishin të vendosur tifozët e Partizanit “Grobari”.
Në fund, ata mezi mbetën të gjallë, u arrestuan dhe disa muaj kaluan në një prej burgjeve në Serbi, përpara se të dëboheshin në Kroaci.
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...
Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet r...
Trump bisedë telefonike me Netanyahun – flasin për Ira...
Veldin Hoxha dhuron asistim të bukur për Rubin Kazanin
Rregulla të reja në Ulqin: Gjoba deri në 500 euro për ata që...